Hamburger me mish gomari për Perëndimin?

Ushqimi tradicional kinez është mjaft i populluar në perëndim. Pronarët e restoranteve kineze, po shpresojnë se kanë gjetur një ushqim me të cilën do të depërtojnë në tregun e Perëndimit dhe mendojnë se e kanë zgjidhjen- hamburgeri me mish gomari! Wang Li Min një banor i qytetit të Pekinit tregon një thënie të lashtë kineze: “Në parajsë ka mish dragoi, në tokë ka mish gomari”. Ky ushqim e ka prejardhjen nga pjesa veriore e Kinës por tashmë është bërë shumë i popullarizuar në shumë qytete të Kinës. Vetëm në Pekin rrjeti i restoranteve “Fat Wang”, ka 20 lokale.

Sun Yu Jiang, i cili është një profesor në Universitetin Bujqësor të Qingdao-s, u shpreh se mishi i gomarit nuk është mishi kryesorë i tryezës së Kinezëve. Sipas tij shumica e njerëzve në kinë hanë mish derri, delesh dhe shpezësh. Në anën tjetër, Zhang Haiato, themeluesi i një zinxhiri restorantesh që ofrojnë mish gomari, tha se kërkesa është duke u rritur vazhdimisht. Sipas tij, ky treg në Kinë ka një qarkullim prej 8 miliardë juanë, apo 1.1 miliard dollarë dollar Amerikan.

Sipas ekspertëve mishi i gomarit ka filluar të përdoret rreth viteve 1949, pak vite pas pavarësisë. Mishi i gomarit përdorej nga punëtorët që udhëtonin, sepse ishte më i lirë dhe ishte mjaft rezistent dhe nuk prishej. Pronarët e këtyre restoranteve në Kinë shprehen njëzëri se po planifikojnë që ta zgjerojnë biznesin e tyre edhe jashtë Kinës, më saktësisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi atje jetojnë një numër i madh Kinezësh që mund të ishin të interesuar për të konsumuar hamburger të tillë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?