Hantavirusi në kroçerën Hondius, mbi 90 persona do të evakuohen nga anija
Mbi 90 persona, përfshirë pasagjerë dhe anëtarë të ekuipazhit të kroçerës MV Hondius, pritet të evakuohen deri në fund të ditës, pas alarmit për raste të dyshuara me hantavirus në bord.
Lajmi u bë i ditur nga zëvendësministri spanjoll i Shëndetësisë, Javier Padilla, përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale.
Operacioni i evakuimit vazhdon edhe të hënën
Autoritetet spanjolle njoftuan se operacioni i largimit të pasagjerëve do të ndërpritet gjatë natës dhe do të rifillojë të hënën pasdite.
Sipas përgjegjësit të portit të Granadillas, Pedro Suarez, nuk do të ketë evakuime të hënën në mëngjes, pasi anija duhet të furnizohet me karburant për udhëtimin drejt Holandës.
Kroçera do të niset drejt Holandës
Pas përfundimit të evakuimit, MV Hondius pritet të largohet të hënën rreth orës 21:00 me orën lokale, sipas autoriteteve spanjolle.
Anija është vendosur nën masa të rrepta kontrolli pas identifikimit të një vatre të dyshuar me hantavirus, ndërsa autoritetet shëndetësore po monitorojnë gjendjen e pasagjerëve dhe ekuipazhit.
KOHA JONË SONDAZH

