Hapet Muzeu Palestinez, pa asnjë ekspozitë dhe i zbrazët

19-të vite, pasi është projektuar si projekt, me një kosto prej 24 milionë eurosh, më në fund është hapur Muzeu Palestinez në Birzeit.

Bëhet fjalë për një muze modern, multifunksional i cili ka një veçanti: është i zbrazët. Momentalisht nuk ka asnjë ekspozitë, ndërsa në tetor do të nisë gjithçka me ekspozitën mbi qëndisjen palestineze dhe historinë e saj.

“Ideja është që në muze të paraqesim kulturën palestineze dhe t’i edukojmë gjeneratat e ardhshme se Palestina ka ekzistuar që nga kohët e lashta”, tregon Abu Mazen, presidenti i Autoritetit Kombëtar Palestinez. “Më vonë do ta mbushim muzeun, por me ndërtesë po tregojmë se me fonde private kemi ndërtuar gjithçka” tregon më pas Mazen. Qendra do të mund të punësojë 40 persona.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një numër i madh i palestinezëve jetojnë në këtë pjesë të botës, në West Bank, thonë se janë të kënaqur që një muze do të mund të ruajë artin palestinez. Konflikti me Izraelin në anën tjetër vazhdon. Muzeu provon të ofrojë kulturë, të asistojë me një amfiteatër e po ashtu të mund të ndryshojë pak edhe ekonominë e palestinezëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Palestinezët janë gjithsej 12.37 milionë në numër, e janë të shpërndarë në Shtetin e Palestinës, Jordani, Izrael, Gazë, Kil, Egjipt, Liban, e madje rreth 80 mijë jetojnë në Gjermani.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?