Harris apo Trump, si do zgjidhet presidenti në SHBA?

Një ditë para të martës së madhe të zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara, sondazhet tregojnë se mbështetja popullore për rivalët është thuajse e ndarë më dysh.

Sondazhet më të fundit tregojnë se epërsia e demokrates Kamala Harris ndaj republikanit Donald Trump është ngushtuar në më pak se 1%. Nuk është vota e drejtpërdrejtë popullore që përcakton fituesin, por ajo e delegatëve të Kolegjit Zgjedhor. Secili nga 50 shtetet ka një numër të caktuar delegatësh, me 538 të tillë në total. Të gjithë delegatët në secilin shtet i kalojnë kandidatit që merr shumicën atje, me përjashtim në Meinit dhe Nebraskës.

E gjithë beteja e 5 nëntorit përqendrohet tek 7 të ashtuquajturit “shtete të paqëndrueshëm” që ofrojnë 93 delegatë, që kandidatët të kapërcejnë kufirin 270 delegatëve mbështetës për t’u zgjedhur president. Harris i duhen më pak delegatë referuar shteteve ku e ka të sigurt fitoren, ajo duhet të fitojë të paktën 3 nga këto 7 shtete, ndërsa Trump të paktën 4. Sondazhet për këto shtete tregojnë se Trump ka të gjitha mundësitë të sigurojë 5 nga këto shtete, çka mund t’i japë atij mandatin e dytë presidencial.

SHKARKO APP