Harris grumbullon 200 mln dollarë donacione, 170 mijë vullnetarë i bashkohen fushatës së demokrates

Kamala Harris po grumbullon me ritme të shpejta si fonde ashtu edhe ndihmë të mjaftueshme për fushatën e saj si kandidate demokrate për zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit.

Brenda një jave pas përfshirjes në garën e demokratëve, zv.presidentja ka arritur të grumbullojë 200 milionë dollarë, donacione për fushatën e saj. Po për një javë, Harris ka mbledhur 170 mijë vullnetarë të cilët do ta ndihmojnë për të organizuar dhe zhvilluar fushatën e elektorale.

E para kandidate për presidente në historinë e Shteteve të Bashkuara me origjinë afro amerikane dhe nga Azia Jugore po i hyn kësaj fushate me pozita të konsoliduara. Këtë e tregojnë edhe sondazhet, ku ajo ka një diferencë jo më shumë se 2% ndaj Donald Trump, në dallim nga Joe Biden i cili e kishte tejkaluar këtë prag.

SHKARKO APP