Harry e Meghan hapin vilën e tyre për ata që humbën nga zjarret

Kur ndodh tragjedia, ka gjeste që bëjnë diferencën. Harry dhe Meghan e dinë mirë këtë dhe kanë zgjedhur të hapin dyert e vilës së tyre të mrekullueshme në Montecito për ata që janë detyruar të evakuohen për shkak të zjarreve në Los Angeles.

Flakët vazhdojnë të shkatërrojnë mijëra hektarë tokë në Kaliforninë Jugore, Duka dhe Dukesha e Sussex kanë përveshur mëngët për të ofruar mbështetje konkrete për ata që kanë humbur gjithçka.

Përveç sigurimit të një strehe të sigurt në rezidencën e tyre, çifti punoi gjithashtu me Archeëell Foundation, fondacionin e tyre jofitimprurës, për të identifikuar mënyrat më efektive për të mbështetur komunitetet e prekura.

“Nëse një mik, një i dashur ose një kafshë shtëpiake duhet të evakuohet dhe ju mund t’i ofroni atyre një strehë të sigurt, bëjeni,” shkruan Harry dhe Meghan në faqen e tyre të internetit. Ata gjithashtu u bënë thirrje kujtdo që mund të dhurojë veshje, lodra dhe furnizime thelbësore për organizatat që po punojnë në terren, siç është Kryqi i Kuq Amerikan.

SHKARKO APP