Harta interesante tregon se sa bosh është gjysma e botës(FOTO)

Bill Rankin, një profesor bëri disa llogaritje për të krijuar hartat interesante, ku për çdo pikë në tokë, ai përllogarit se sa % e popullsisë jeton.

Numrat në hartën e më poshtme tregojnë se në çfarë proporcioni njerëzimit jetojnë në gjysmën e botës. Për më shumë, Europa dhe Rusi veriperëndimore, kanë mbi 80 për qind të jetës së njerëzimit në gjysmën e globit dhe për pjesën më të madhe të Europës kjo shifër është mbi 92%.

Këto rezultate pagëzojnë gjysmën e botës, në gjysmën e qendrave të mëdha të popullsisë të Azisë, Europës dhe Amerikës së Veriut. Gjysma e globit ka % të popullsisë në gati 92.9 %.

Pikat rozë tregojnë dendësinë e popullsisë brenda një hapësirë 10.000 kilometrash katrorë. Sa më e madhe dhe më e kuqe është, aq më shumë njerëz jetojnë në atë zonë.

Zbulohet se në Hemisferën e majtë, e cila është më së shumti se sa një oqean, jetojnë vetëm 7 për qind e popullsisë së botës.

Fundi i Amerikës së Jugut është në anën e majtë, ndërsa Zelanda e Re, Australia dhe pjesë të Azisë Juglindore janë në të djathtë.

Burimi: Washington Post/Përshtati: Redjon Shtylla

2016-07-12 18_41_44-imrs - Windows Photo Viewer

SHKARKO APP