Helmut Kohl: Ish-kancelari gjerman në gjendje kritike
Raportet e medias gjermane thonë se ish-kancelari gjerman dhe arkitekt i bashkimit Helmut Kohl është nën kujdesin intensiv pas operacionit në zorrë. 85-vjeçari është në një klinikë në qytetin jug-perëndimore të Heidelberg, raporton Der Spiegel. I ashtuquajturi "baba i ribashkimit" shërbeu më gjatë si kancelar i Gjermanisë moderne, që përkon me fundin paqësor të Luftës së Ftohtë. Ai shërbeu si kancelar nga 1982-1998. Der Spiegel e përshkroi gjendjen e tij si "kritike". Ajo tha se ai kishte qenë nën kujdesin intensiv për tre javët e fundit. Sipas revistës Bunte, Kohl ishte pa ndjenja për një kohë të gjatë pas operacionit te zorrëve. Kohl është kredituar duke sjelle Gjermaninë Lindore dhe Perëndimore së bashku pas rënies së Murit të Berlinit dhe së bashku me aleatin e tij francez Presidenti Francois Mitterrandi i cili ishte përgjegjës për futjen e euros. Ish-presidenti amerikan Xhorxh Bush njëherë e përshkroi atë si udhëheqësin më të rëndësishm evropian të shekullit të 20-të. Në vitet e fundit, kancelari i mëparshëm ka qenë një figurë e dobët dhe ai rrallë është parë në publik, edhe pse ai ka folur në mbështetje të integrimit më të ngushtë evropian, thotë Jenny Hill i BBC-së në Berlin. Kohl ra nga hiri kur një skandal i financimit nën udhëheqjen e tij të kristian demokratëve doli në dritë pasi ai la zyrën në vitin 1998. Kancelarja aktuale Angela Merkel ishte një herë një person i favorizuar i Kohl, e para që hyn në qeveri nën sundimin e tij në vitin 1991. Por ajo denoncoi publikisht Kohl dhe bëri thirrje për dorëheqjen e tij, kur u zbulua se partia kishte marrë miliona dollarë vlerë të donacioneve të paligjshme duke përdorur llogari bankare sekrete. Në vitin 2011, në një seri të intervistave dhe deklaratave, ai foli kundër politikës së Merkel të kursimit të rreptë për t'u marrë me krizën e borxhit Europian. Kohl, i cili doli nga politika aktive në vitin 2002, ka qenë i ulur në një karrocë në vitet e fundit pas pësimit të një goditje.
Përktheu: Matea Cane/Koha Jonë