Hera e 13-të që shfaqet një këmbë njeriu në breg

Një këmbë njeriu me atlete vrapimi është shfaqur në brigjet e British Columbia, Kanada, dhe nuk është aspak ngjarje e rrallë. Ka ndodhur plot 13 herë në 10 vitet e fundit, dhe të gjitha këmbët kanë qenë me atlete.

Njerëzit kanë nisur të dyshojnë se bëhet fjalë për ndonjë vrasës në seri që shënjestron personat që dalin për vrap në zonën pranë. Të tjerë mendojnë se ndoshta bëhet fjalë për ndonjë grup mafioz. Por autoritetet nuk duken dhe aq të bindur se bëhet fjalë për krime.

Sipas policisë, këmbët nuk kanë shenja prerjesh, dhe gjasat janë që të jenë këputur me kalimin e kohës nga kufomat e nejrëzve që hidhen nga ura Pattullo Bridge, ku kanë ndodhur jo pak vetëvrasje dhe trupat i ka marrë lumi, pa u gjetur dot nga autoritetet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në fakt, nga 13 këmbët që janë gjetur, të gjitha janë analizuar, dhe dy prej tyre u ka përkuar ADN-ja me dy persona që mendohet se janë zhdukur duke kryer vetëvrasje te ura famëkeqe.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?