Hero apo diktator? Mbylli El Salvadorin pa asnjë rast me Covid-19
Pak liderë botërorë kanë gjeneruar më shumë kritika dhe lëvdata në të njëjtën masë e shpesh në të njëjtën kohë, për mënyrën se si e kanë menaxhuar pandeminë e Covid-19, sesa lideri i El Salvadorit, Nayib Bukele.
President prej më pak se një viti, në mars ai ndërmori hapa dramatikë duke mbyllur kufijtë e vendit para se El Salvadori të raportonte edhe një raste të vetëm të virusit, duke argumentuar se vendi i vogël në Amerikën Qendrore duhej të përballej me krizën. Disa e lëvduan, të tjerë e kritikuan duke e quajtur madje edhe diktator që po shkelte kushtetutën.
Ai urdhëroi ushtrinë të arrestonte njerëzit që shkelnin masat. Kur gjykata supreme vendosi se arrestimet janë të paligjshme dhe e urdhëroi të ndalte, Bukele refuzoi dhe ushtarët mbetën në rrugë.