Hillary Clinton: Trump do falimentojë Amerikën

Hillary Clinton ka shënjestruar bizneset e Donald Trump si njërën prej pikave të tij të dobëta.

Kandidatja demokrate tha se “Trump do falimentojë Amerikën, ashtu si ka bërë me shumë biznese të tij”.

Duke folur në një konventë mëngjesin e sotë, Clinton tha se Trump nuk është njeriu i duhur për t’i besuar udhëheqjen e një shteti si Amerika.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Trump ka një vizion të gabuar të të bërit biznes. Receta e tij është: rroga të ulëta, pak punë dhe shumë borxhe. Ai ka falimentuar shumë kompani dhe të njëjtën gjë mund të bëjë edhe me Amerikën”, tha Clinton.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ajo ka bërë edhe ironi me Trump duke thënë “Si është e mundur që një njeri të humbasë para nga një kazino”.

Trump publikoi të ardhurat e tij pak ditë më parë, por Clinton tha se nëse zbardhet një bilanc i plotë përfshirë taksat, do të dalë se Trump nuk është aq i suksesshëm sa pretendon.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?