Historia dramatike e vajzës që i vdiq e ëma: Kur arriti në spital…
Në këtë kohë të pandemisë, lajmet e trishta janë më të lexuara. Një histori dramatike vjen nga Napoli. Ana, e bija e çiftit të infektuar ka treguar për mediat italiane, se pavarësisht se babai kishte dalë pozitiv dhe ishte shtruar në spital, nëna një grua 55-vjeçare nuk u shtrua në spital, duke gjetur vdekjen mbrëmjen e djeshme, 24 mars.
“Ata të dy kishin simptoma në të njëjtën periudhë: ethe, temperaturë të lartë, por ne menduam se ishte një grip normal, gjithashtu edhe pse përhapja e Covid-19 në Napoli ishte ende e në shifra të vogla”, thotë Ana për Fanpage.it. Pas disa ditësh, gjendja e babait, që vuan nga astma, alergjik dhe ka hipertension, përkeqësohet, duke shfaqur probleme me frymëmarrjen.
“Kontaktuam mjekun që merret me babanë tim, i cili na sugjeron terapi me antibiotikë dhe kortizon duke besuar se babai im ka bronkit”. Pas një trajtimi disa ditor, megjithatë, gjendja e tij nuk u përmirësua përkundrazi. Edhe gruaja e tij vijonte të kishte ethe dhe temperaturë të lartë.
Më 19 mars, mbërrijnë rezultatet e tamponit të babait të Anës, rezultonte pozitiv me Covid-19. Një ambulancë shkon në shtëpinë ku vajza jeton me prindërit e saj, plus bashkëshortin e saj dhe djalin 15 muajsh, dhe merr babanë. “Burri im telefonoi ambulancën, por ata i thanë se një grua 55-vjeçare nuk mund të ketë probleme me frymëmarrjen. Askush nuk e meriton një vdekje të tillë. Nëna ime nuk mund të ketë një funeral. Ne fëmijët nuk mund të mblidhemi për ta kujtuar atë. Gjashtë ditë pasi babai im doli pozitiv, pas vdekjes së nënës time, ne ende jemi duke pritur për të na bërë një tampon. Ata vetëm na futën në një karantinë të detyruar”.