Historia e përdhunuesit që i njihte femrat online!
Një njeri ka përdhunuar 5 gra, pasi i ka njohur ato në uebsajtin e posaçëm për njohje të tilla Match.com, ka treguar një gjykatë.
Jason Lawrance, 50 vjeç, është akuzuar gjithashtu për përpjekjen për përdhunimin e një gruaje të të gjashtë dhe sulmin seksual ndaj një të shtate.
Gjykata Derby Crown raporton se Lawrance ka përdorur dy profile në faqen e internetit, KeepItStraightToday dhe StraightMan-Looking dhe u ka kërkuar grave që të komunikojnë me të duke përdorur tekst ose email.
Personi, i cili është marr me çështjen e tij ka thënë se ai është një inxhinier i etur për të njohur femra, kështu që i ka bindur femrat të kontaktojnë me të privatisht me telefon, mesazh ose email, dhe në këtë mënyrë ai nuk ka qenë duke u monitoruar nga faqja e internetit match.com. Match.com është uebsaijti më i madh në Mbretërisë së Bashkuar për takime dashurie dhe numëron 3 milion përdorues.
Laërance dyshohet se ka përdhunuar një grua në shtëpinë e saj në Buxton, pasi ata u takuan nëpërmjet faqes së internetit në nëntor 2013. Ai dyshohet se ka sulmuar atë, pavarësisht thirrjeve të saj të dëshpëruara që nuk dëshironte të kryente marrëdhënie me të. Është pohuar se pas sulmit ai është çuar me qetësi duke u veshur dhe më pas i ka dërguar një mesazh gruas, duke i thënë: “Unë isha lodhur me veten, kështu që të lëndova ty, më vjen keq.”
Një tjetër sulm ka ndodhur kur një grua u takua me Lawrence për një pije. Ata ishin takuar katër herë më parë pas lidhjes përmes internetit. Pasi ata kishin mbaruar takimin, ai e kishte dërguar atë në pjesën e pasme të furgonit të tij ku kishte vendosur edhe një krevat, duke kryer kështu aktin e përdhunimit.
Laërance i ka mohuar të gjitha akuzat kundrejt tij, ndërkohë që gjykimi vazhdon edhe per rastet e tjera.
Burimi: The Independent/ Sidorela Lepri
KOHA JONË SONDAZH

