Hodhën paratë e fundit në kriptovaluta dhe u bënë milionerë
Dy vëllezër nga Nju Jorku, që kishin një kompani për video dasmash ishin duke falimentuar për shkak të pandemisë, por fati iu trokiti te dera.
Duke qenë se iu kishin mbetur shumë pak para, ata vendosën që t’i investonin në një kriptovalutë, pas këshillës që morën nga një miku i tyre. Në fillim ata e morën si shaka, por tashmë kanë arritur të krijojnë një pasuri prej 9 milionë dollarësh.
Vëllezërit, që duan të identifikohen me emrat Tommy dhe James thanë për CNN se e nisën investimin në këtë kriptomonedhë në dhjetor të 2020. Ata vendosën disa qindra dollarë në një monedhë të quajtur Shiba Inu, e cila kishte emrin e një qeni gjuetie japonez. Në atë kohë kjo monedhë vlente më pak se një fraksion të një centi.
Por shumë shpejt aksionet u rritën dhe u mijërafishuan në një kohë mjaft të shkurtër. Tashmë James dhe Tommy tregojnë se në total kanë investuar 8900 dollarë për të arritur në një pasuri totale prej 9 milionë dollarësh.