Holanda shton masat e sigurisë për shqiptarët, kush kapet do t’i ndalohet hyrja në BE

Të rinjtë shqiptarë po braktisin çdo ditë e më shumë vendin, duke u larguar drejt vendeve të BE-së. Në Holandë, rritja e numrit të emigrantëve shqiptarë të paligjshëm është kthyer në problem.

Kryetari i komunës Moerdijk, Jac Klijs, ka kërkuar bashkëpunimin e autoriteteve të Roterdamit, për trajtimin e problemeve të krijuara nga lëvizja e jashtëligjshme e shqiptarëve.

Klijs ka kërkuar që qyteti port, të paguajë faturën e kamerave të survejimit në parkun Streepland në Zevenbergschen. Sipas tij, është e nevojshme që të kryhen edhe disa inspektime shtesë në portin e Roterdamit. Kjo pasi shoferët e kamionëve, dyshohet se ndihmojnë emigrantët për tu futur ilegalisht në Angli. Këto deklarata Klijs i bëri gjatë takimit që pati me Sekretarin e Shtetit për Drejtësi dhe Siguri, në komunën Moerdijk, Mark Habers.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai tha: Shoferët nuk mund të shikojnë vetëm drejtimin e kamionit, por ne duhet t’i parandalojmë ata që të marrin shqiptarë dhe i dërgojnë në Angli.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë Sekretari i shteti Habers, i cili pa nga afër situatën u shpreh:

Situata padushim është e mjerueshme, emigrimi funksionon vetëm nëse bëhet në mënyrë ligjore.

Ndër të tjera ai u njoh edhe me shqetësimet e banorëve dhe shtoi se asnjë shqiptar nuk do të ketë mundësi të kalojë në Angli nga Moerdijk.

Më tej Habers tha se shqiptarët që do të kapen, do të dëbohen në Shqipëri dhe do t’i ndalohet e drejta për të hyrë në BE.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?