Hollande: Propozimet greke serioze dhe të besueshme

Presidenti i Francës, François Hollande deklaroi se paketa e masave shtrënguese të Greqisë është serioze dhe e besueshme.

“Grekët kanë treguar vendosmërinë e tyre për të qëndruar në zonën euro”, deklaroi Hollande për gazetarët dhe shtoi se “duhet bërë gjithçka për arritjen e një marrëveshjeje të mirë, marrëveshje që është në përputhje jo vetëm me rregullat  evropiane, por edhe ato franceze”.

Roli i Francës në negociatat ka qenë shpesh në anë të kundërt me Gjermaninë e linjes se ashper dhe e përditshmja ”Le Figaro” zbuloi së fundmi se 10 zyrtarë nga Ministria e Financave në Francë ka qenë te vendosur të ndihmojnë ministrin grek të Financave, Euklid Cakalotos që të arrijë një zgjidhje të ngërçit mes Greqisë dhe kreditorëve të saj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Greqia I paraqiti propozimin e saj Brukselit të enjten në mbrëmje, si pjesë e planit në mbështetje të kërkesën së saj për një kredi tjetër trevjeçare.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas capital.gr kredia e kërkuar nga fondi I ndihmës së eurozonës, Mekanizmi Evropian i Stabilitetit, kap shifrat 53,5 miliardë euro.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?