Homoseksualët fshikullohen 80 herë me kamxhik para turmës

Një cift homoseksual në Indonezi është rrahur në publik me kamxhik pasi gjykata islamike i dënoi pasi kanë kryer marrëdhënie seksuale.

Të dy meshkujt janë goditur mbi 80 herë para turmës me 1 mijë persona. Ata ishin pjesë e 15 personave që u fshikulluan jashtë një xhamie në provincën muslimane, Banda Aceh. Ndër ta ishte dhe një grua e re që dënohej për shitje alkooli.

Burrat e paidentifikuar ishin çifti i dytë i homoseksualëve që u shfaqën në publik këtë vit në Aceh, duke treguar diskriminimin me të cilin përballet komuniteti LGBT i Indonezisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ata u kapën nga një turmë në një sallon bukurie të Banda Aceh në fillim të këtij viti dhe u dorëzuan në polici”, thanë autoritetet.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në gjykatë u konstatua se kishin kryer marrëdhënie seksuale, prandaj morën dënim aq të rëndë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?