FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Hope Hicks, drejtore e komunikimit në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti Trump emëroi Hope Hicks si drejtore të përhershme të komunikimeve në Shtëpinë e Bardhë.

Hope Hicks është një nga personat që ka punuar më gjatë me Presidentin Trump që nga koha e fushatës.

Ajo ishte caktuar në postin e drejtores së komunikimeve përkohësisht, kur zëvendësoi Anthony Scaramuccin, që u shkarkua në korrik pas më pak se dy javësh në detyrë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Hicks ishte sekretare shtypi gjatë fushatës dhe më pas këshilltare më Shtëpinë e Bardhë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Më parë ajo kishte punuar për Organizatën Trump, përfshirë kompaninë e vajzës së tij, Ivanka Trump.

28 vjeçarja ka punësuar një avokat të Departamentit të Drejtësisë për ta përfaqësuar në hetimin për lidhjet e mundshme me Rusinë nga ana e zyrtarëve të fushatës së Presidentit Trump dhe Rusisë.

Zoti Mueller do që të intervistojë këshilltaren Hicks dhe pesë persona të tjerë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?