Humbën jetën duke u përjekur të vidhnin naftë, shtohet numri i viktimave

Bilanci i viktimave nga shpërthimi i një tubacioni nafte në Meksikë është rritur.

Mësohet se deri më tani 73 persona kanë humbur jetën, kurse 74 persona të tjerë janë plagosur.

Ndërsa mediat meksinake kanë shkruar se bilanci, i viktikmave mund të rëndohet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Guvernatori i shtetit Hidalgo, ku ka ndodhur shpërthimi, Omar Fayad tha se kjo është një ngjarje e rëndë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kujtojmë këtu se shpërthimi ndodhi, pasi disa persona çanë tubacionet për të vjedhur naftë.

Më pas qindra persona, përfshirë fëmijë, kishin dalë në vendin ku kishte filluar rrjedhja e karburantit në mënyrë që ta vjedhin atë, pak para se të ndodhte shpërthimi.

Gjithashtu mësohet se deri më tani nuk ka të arrestuar për këtë ngjarje, ka njoftuar Manero.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?