Humbi jetën në Capitol, Biden dhe Zonja e Parë përulen përpara hirit të oficerit amerikan

President Joe Biden and first lady Jill Biden pay their respects to the late U.S. Capitol Police officer Brian Sicknick as an urn with his cremated remains lies in honor on a black-draped table at center of Capitol Rotunda, Tuesday, Feb. 2, 2021, in Washington. (Erin Schaff/The New York Times via AP, Pool)

Ka qenë vetë presidenti Joe Biden që ka marrë pjesë në nderim të policit të rënë në detyrë, Brian Sicknick, gjatë trazirave në Capitol muajin e kaluar.

Në nder të oficerit Sicknick u mbajt një përkujtimore solemne në Kapitol. Ai humbi jetën si pasojë e plagëve të marra në një sulm nga mbështetësit e ish-presidentit Donald Trump.

Me Zonjën e Parë në krah, Bideni u përul përpara hirit të oficerit Brian Sicknick, të cilit iu dha një nderim plot nder në ndërtesën e Kongresit të Shteteve të Bashkuara.

Sicknick u raportua se u godit në kokë me një zjarrfikëse, ndërsa përleshej me protestuesit të cilët vërshuan nëpër sallat e Kongresit.

Anëtari 42-vjeçar i forcave që mbronin institucionin e rëndësishëm amerikan gjatë trazirave humbi jetën në spital të nesërmen e protestës, duke e çuar numrin e të vdekurve nga sulmi i dhunshëm në pesë.

Flamujt mbi Kapitol u ulën në gjysmështizë në nder të oficerit Sicknick. Mijëra policë u rreshtuan në një kordon të gjatë për të përshëndetur kujtimin dhe sakrificën e kolegut të tyre.

Ky nderim i është kushtuar vetëm katër njerëzve në historinë e Amerikës: Billy Grahamit, I cilësuar një ndër udhëheqësit më me ndikim të krishterë për shekullin e 20-të, ikona e të drejtave civile Rosa Parks dhe dy oficerëve  të tjerë, Jacob Chestnut dhe John Gibson.

SHKARKO APP