Humbi në zgjedhjet presidenciale, Trump: Mashtrim historik
Edhe pse nuk e pranoi zyrtarisht, Donald Trump nuk e fsheh ambicien për të garuar përsëri në zgjedhjet presidenciale të 2024. Pandemia, dëmshpërblimi nga Kina, akuzat për mungesë të transparencës së financave të tij dhe kompanive që ai drejton dhe gara presidenciale e vitit 2024. Donald Trump foli hapur dhe qartë, për herë të parë që nga muaji janar kur u largua nga Shtëpia e Bardhë, në Konventën e Partisë Republikane në Karolinën e Veriut.
Akuzat i nisi me doktor Anthony Faucin, që nuk e cilësoi një mjek por një promovues të madh, referuar këtu daljeve të tij në televizion sikurse e akuzoi edhe për menaxhim të gabuar të pandemisë në Shtetet e Bashkuara.
“Ai është gabuar për cdo çështje në lidhje me pandeminë, u gabua për Wuhanin, u gabua edhe për laboratorin. Ai është promovues, jo një doktor i madh por një promovues i madh. Ka qenë një gjueti 5 vjecare shtrigash, mashtrim pas mashtrimi. Dhe ata nuk do të ndalojnë deri në nëntor të 2024″. Trump u zotua se do të ndihmojë republikanët në zgjedhjet e 2022 ndërsa fitoren e Biden e quajti një mashtrim.