Hungaria e ka seriozisht: Do t’i vëmë mur Serbisë

Nuk e ka vetëm me fjalë, por Hungaria realisht ka filluar ndërtimin e një rrethimi në jug të kufirit të saj me Serbinë, që ka për qëllim të ndalojë valën e emigrantëve, tha qeveria hungareze të hënën.

Personeli ushtarak, që do e ndërtojë, ka marrë urdhër ta bëjë këtë rrethim 150 metra i gjerë dhe 4 metra të lartë, ku një buldozer dhe makineri të tjera të rënda përgatitnin terrenin për ndërtim, u tha në një deklaratë të përbashkët nga Ministria e Brendshme dhe ajo e Mbrojtjes.

“Një mesatare prej 1 mijë emigrantëve në ditë kalojnë kufirin duke hyrë në Hungari, kështu që emigrimi ilegal është bërë një problem i rëndë për ne”, thanë ministritë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shumica e tyre kërkojnë azil, por shpejt shkojnë në shtete tjera, më të pasura të Evropës, si Gjermania dhe Suedia. 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?