Hungaria mbyll kufirin me Kroacinë, emigrantët kthehen mbrapsht

Budapesti mbylli në mesnatë kufirin me Kroacinë. Qindra emigrantë u detyruan të kthehen mbrapsht. Ndërkaq autoritetet kroate deklaruan se do të dërgojnë klandestinët që do mbërrijnë në kufirin me Slloveninë. Hungaria ka mbyllur kufirin e saj me Kroacinë në një përpjekje për të frenuar valën e emigrantëve që kërkojnë të shkojnë në Evropën Perëndimore. Pas para mesnatës një grup i madh emigrantësh u lejuan të kalojnë kufirin, duke shënuar kështu klandestinët e fundit që Hungaria do të lehojë të kalojnë përmes territorit të saj. Njoftimi për mbylljen e kufirit u bë të premten, pasi liderët e BE nuk arritën të pajtohen me Budapestin. Ndërkaq autoritetet kroate thanë se do të orientojnë emigrantët që të kalojnë përmes Sllovenisë. Hungaria ka qenë një vend i madh tranziti për emigrantët, shumë prej të cilëve kanë për qëllim për të shkuar në Austri apo Gjermani. Pamjet tregojnë forcat ushtarake hungareze që përforcojnë kufirin përmes rrjetave të telit dhe pas kalimit të grupit të fundit deklarojnë mbylljen e kufirit, duke kthyer pas qindra emigrantë të tjerë mes të cilëve edhe fëmijë të vegjël. “Ne e dimë se kjo nuk është e mirë, por është zgjidhja e vetme ” tha Ministri i Jashtëm hungarez, Peter Szijjarto. Gjithsesi emigrantët ende mund të aplikojnë për azil në Hungari në dy zona tranzit kufitare, në Beremend dhe Letenje. Në kundërpërgjigje Sllovenia bllokoi të gjithë transportin hekurudhor të pasagjerëve nga Kroacia, ndërsa autoritetet thanë se do të dislokohen forca shtesë në kufi. Megjithatë Sllovenia deklaroi se do të lejojë kalimin e emigrantëve për sa kohë Austria dhe Gjermania do të mbajnë kufijtë e tyre të hapur.

SHKARKO APP