I fshehu nga mjekët diagnozat e diabetit, nëna akuzohet për vrasjen e vajzës

Një nënë është akuzuar për vdekjen e vajzës së saj adoleshente, pasi prokurorët thanë se i fshehu mjekëve diagnozat e diabetit të 14-vjeçares.

Amber L. Hampshire u akuzua për vrasje të pavullnetshme dhe rrezikimin e jetës dhe shëndetit të një fëmijë në një gjykatë në Madison County  të enjten.

Vajza e saj, Emily Ikue-Rose Hampshire, vdiq më 3 nëntor nga ketoacidoza diabetike në  Spitalin Cardinal Glennon.

Swiss Digital Desktop Reklama

Akuzat pohojnë se Amber vrau pa dashje vrau 14-vjeçaren, duke kryer akte që mund të shkaktojnë vdekjen ose dëmtime të mëdha trupore.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ka dëshmi të konsiderueshme që tregojnë se ajo fshehu qëllimisht sëmundjen,”-tha avokati i shtetit të Madison, Tom Gibbons. “Sëmundja ishte krejtësisht e shërueshme.”

Ai shprehet se në shtëpinë e tyre u gjetën ilaçe të trajtimit të diabetit të paprekura, disa ditë pas vdekjes së Emily.

Sipas të dhënave mjeksore, Amber i shpjegoi stafit të spitalit Cardinal Glennon se E.H. (Emily) se Emily u shtrua në Spitalin e Fëmijëve të St Louis-it vitin e kaluar me pneumoni. Por kur iu kërkua autorizimi i lëshimit të të dhënave mjekësore nga Spitali i Fëmijëve të St Louis-it  tek Cardinal Glennon lidhur me atë trajtim mjeksor që kishte marrë më parë, Amber refuzoi ta jepte.

Emily vdiq dy ditë më vonë në spitalin Cardinal Glennon në St Louis.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?