I izoluar në hotel për shkak të koronavirusit, turisti i jep fund jetës

Një burrë është gjetur i vdekur në dhomën e tij të hotelit gjatë karantinës së detyruar nga koronavirusi. Trupi i turistit u zbulua të shtunën pasdite brenda një dhome hoteli në South Ëharf, në CBD të Melbourne, Australi.

Ishte e qartë që vdekja e tij ishte vetëvrasje dhe Policia e Victorias konfirmoi se ata nuk po e trajtonin ngjarjen si të dyshimtë.

Policia sqaron se vdekja erdhi pasi udhëtarët e tjerë ishin në gjendje të largoheshin nga hoteli i qytetit pasi përfunduan 14 ditët në izolim, ndërsa viktima jo.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në total më shumë se 5,000 persona janë detyruar të zbatojnë karantinën në të gjithë vendin javët e fundit, shumica në Sidnej.

Swiss Digital Mobile Reklama

280 udhëtarët e parë dolën të mërkurën, ndërsa 1.300 më shumë rifituan lirinë e tyre dje.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?