I izoluar pasi gruaja u prek nga COVID-19, kryeministri kroat rezulton pozitiv

Kryeministri kroat Andrej Plenkoviç ka rezultuar pozitiv me COVID-19, njoftoi qeveria e tij. Ai ishte tashmë në izolim, pasi gruaja e tij doli pozitive gjatë fundjavës.

“Kryeministri Plenkoviç nuk paraqet simptoma të rënda dhe po vazhdon të punojë nga shtëpia”, tha për gazetarët ministri i Shëndetësisë, Vili Beros.

Kroacia po vazhdon të raportojë një numër të lartë të infektimeve ditore, si edhe një numër në rritje të vdekjeve nga COVID-19. Me më pak se 4,1 milionë banorë, ka ka aktualisht më shumë se 20 000 raste aktive.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?