I kishim mbetur vetëm 4 muaj jetë, shpëtimi i erdhi nga nuk e priste
Një grua së cilës mjekët i kishin dhënë vetëm katër muaj jetë, për shkak se vuante nga kanceri, është shëruar pothuajse plotësisht pasi gruaja aktuale e ish-bashkëshortit të saj, ka organizuar një fushatë për mbledhjen e fondeve në mënyrë që të përballohej financiarisht trajtimi i saj.
Doktorët i thanë Nicola Hitchen në mars, se ajo ishte shumë rëndë dhe s’mund të bëhej asgjë për t’i shpëtuar jetën. Por në vend që të dorëzohet, 41-vjeçarja nga Anglia rezervoi pesë seanca trajtimi në një qendër kimioterapie në Turqi.
Megjithatë, pesë seancat e para kushtonin 80.000 paund dhe Nicola nuk mund t’i përballonte financiarisht të gjitha seancat. Kështu që ish burri i saj Andy Hitchen dhe gruaja e tij Claire, filluan një fushatë masive për mbledhjen e fondeve për 50.000 paund që nevojiteshin për trajtimin.
“Joe dhe Jake janë fëmijët e burrit tim, Niki është ish gruaja e burrit tim dhe një mama e mrekullueshme për Joe dhe Jake. Djemtë kanë nevojë për mamanë e tyre dhe ajo meriton që t’i shohë ata tek rriten dhe të jenë të lumtur në familjen e tyre”, tha Claire, e cila ishte nismëtarja kryesore e kësaj fushate.
KOHA JONË SONDAZH

