I martuar 3 herë, kryeministri fajëson veshjet e femrave për shtimin e përdhunimeve
Kryeministri 68-vjeçar i Pakistanit, i arsimuar në universitetin britanik të Oxford, ka këshilluar gratë të mbulohen me veshjet e tyre, për të parandaluar tundimin nga meshkujt. Imran Khan ka shkaktuar polemika teksa ka fajësuar veshjet ekspozuese të grave për rritjen e numrit të përdhunimeve.
”I gjithë koncepti i ”purdah” apo i kujdesit me veshjen, është evitimi i tundimit, pasi jo të gjithë kanë forcën e vullnetit për ta bërë këtë”,-tha ai duke përdorur termin vendas që i referohet veshjes modeste dhe ndarjes së përgjithshme mes dy sekseve. Një peticion publik ka nisur ku komentet e Khan quhen “inkorrekte, të pandjeshme e të rrezikshme”,-thotë ai. Shumica e Pakistanit jeton sipas kodit shoqëror që dënon sjelljet e grave “që sjellin turp në familje”.
Në vitin 1995, ai u martua me britaniken aristokrate hebreje Jemima Goldsmith, me të cilën lindën dy djem para ndarjes në 2004, kjo erdhi prej refuzimit në Pakistan të origjinës hebreje të gruas. Martesa e dytë e Khan ishte me gazetaren e BBC, Reham Khan dhe zgjati vetëm nëntë muaj në 2015. Ai është martuar me gruan e tij aktuale, Bushra Wattoo, në një ceremoni konservatore në 2018, dhe ka thënë se nuk e njihte fytyrën e saj deri pas martesës.