I mbijetoi kancerit, koronavirusi i merr jetën të riut

Një 34-vjeçar, që mbijetoi nga kanceri, ka vdekur nga koronavirusi vetëm dy javë pasi vizitoi “Disney World” dhe studiot “Universal”. Jeffrey Ghazarian, i cili testoi pozitiv ndaj COVID-19 vetëm disa ditë më parë, është personi më i ri në Amerikë që vdes nga virusi. Ai vdiq vetëm dy javë pasi vizitoi dy parqet në Florida.

“Jeffrey ynë i dashur, i ëmbël dhe argëtues shkoi tek Jezusi këtë mëngjes. Jeffrrey do të na mungojë çdo ditë , por jemi mirënjohës për të gjitha kujtimet e lumtura që kemi pasur së bashku.”- shkroi familja në Facebook-un e tij.

Motra e vogël e banorit të Kalifornisë, Lauren, së pari përditësoi Facebook-un e tij kur testoi pozitiv për COVID-19, të premten e kaluar.

Jeffrey, së pari fluturoi nga Los Angeles-i drejt Orlando-s, në Florida, më 2 mars dhe shkoi në një udhëtim dy-ditor me miqtë në Disney World. Kolla iu shfaq më 8 mars dhe ditën tjetër, gjatë kollitjes, nxorri gjak.

Ditën tjetër, ai u kthye në shtëpi dhe mënjëherë shkoi në ER (departamenti i emergjencës), ku u konfirmua se kishte pneumoni. Atij iu dhanë antibiotikë dhe iu tha të vetë-karantinohej, pasi priteshin rezultatet e testit për koronavirusin.

As disa ditësh, më 13 mars, Jeffrey mori konfirmimin që kshte koronavirus. Disney World mbylli dyert për herë të parë më 15 mars për shkak të pandemisë. Ndërsa vdekja e Jeffrey u raportua për herë të parë nga TMZ (ëebsite lajmesh).

Edhe pse 34 vjeç, ai shfaqi sëmundje serioze nga koronavirusi. Familja tha se ai kishte pasur astmë dhe bronkit gjatë fëmijërisë, edhe pse nuk pati nevojë për një pompë ndër vite. Ai gjithashtu i mbijetoi kancerit në testikuj, në 2016-ën, me një operacion të vetëm.

Vetëm 3 ditë më parë, atij iu tha se duhet të merrte antiviralin, I cili aktualisht po kalon prova klinike si një trajtim i mundshëm për koronavirusin.

Gjendja e tij vazhdoi të përkeqësohej ndërsa vuante për oksigjen dhe të mërkurën në mbrëmje, familja njoftoi se kishte probleme gjatë frymëmarrjes me një ventilator.

Të enjten, familja tha se vdiq tragjikisht, pasi kaloi 5 ditë në spital.

Disney World ishte kritikuar për festën që mbajti para se të mbyllej nga pandemia. Vdekja e tij erdhi kur SH.B.A. kishte konfirmuar më shumë se 10,000 raste të koronavirusit dhe më shumë se 160 vdekje.

SHKARKO APP