I moshuari 114-vjeçar fiton betejën me Covid-19
Një 114-vjeçar nga Etiopia ka arritur që të fitojë betejën me koronavirusin.
Lajmin e ka bërë të ditur, me anë të një postimi në Facebook, mjeku Yared Agidew, i cili drejtin një spital në kryeqytetin Addis Ababa ku i moshuari po merrte trajtim mjekësor.
Personat mbi 80-vjeç konsiderohen si më të prekurit dhe më të rrezikuarit nga Covid-19, por ka pasur jo pak raste kur të moshuar mbi 100 vjeç e kanë kaluar me sukses.
“Ai është shëruar plotësisht,” shkruante Dr. Yared në postimin e tij. “Tashmë gëzon shëndet të plotë. Jetë të gjatë dhe shëndet për të gjithë punonjësit tanë të shëndetësisë.”
Etiopia ka regjistruar rreth 5,000 raste me Covid-19 dhe 75 vdekje deri më tani. /abcnews.al/
KOHA JONË SONDAZH

