I nxehti afrikan, “godet” Italinë
Temperaturat e larta kanë goditur të gjithë Italinë, duke shënuar 40 gradë.
Turistët dhe banorët e Romës përpiqen të freskohen ku të mundin dhe si të mundin për të përballuar vapën e madhe.
Shatërvanet sigurisht në sheshet e Romës, janë mënyra me lehtë për një freskim të shpejtë. Duke qenë se uji i tyre është i pijshëm dhe i sigurtë, nuk munguan radhët e gjata.
Edhe pse temperaturat janë shënuar mbi 35 gradë në nivel nacional, kjo nuk i pengon vizitorët të shijojnë artin romak dhe historinë që prezantohet prej tij.
” Unë përdor shumë ujë sepse vizitoj shumë kishat. Në Francë janë pak më të freskëta, kurse këtu është shumë vapë dhe është vështirë të suportohet pa ujë, thotë Zhak Jaliba, një turist francez.
” Roma është një qytet tepër i bukur, aq sa vapa nuk na bezdis aspak, thotë Frank Tuaz, një tjetër francez.