I pari mysliman në bashkinë e New York-ut

Zohran Mamdani shkaktoi një tërmet politik në zgjedhjet paraprake të demokratëve për kryetar bashkie në Nju Jork, duke i çuar kërkesat progresive për ndryshim në një qytet që përballet me një krizë përballueshmërie. ”Emri im është Zohran Mamdani dhe po kandidoj për ta bërë qytetin të përballueshëm. Do të ngrij qiranë për miliona qiramarrës, do t’i bëj autobusët të shpejtë dhe falas dhe do të ofroj kujdes universal për fëmijët. Dhe para se të ma kërkoni, do ta paguaj duke i taksuar të pasurit”, tha Mamdani.

Ai hyri në fushatë si një i panjohur praktikisht, ishte përpara Cuomos me 43.5% kundrejt 36.4%, me gati 95% të skanuesve të fletëvotimeve që raportuan, sipas bordit zgjedhor të qytetit. Nëntë kandidatë të tjerë demokratë mbetën shumë prapa. Mamdani shpalli fitoren duke iu drejtuar mbështetësve të tij: “Sot, me vizionin e qytetit që çdo banor i Nju Jorkut mund ta përballojë, ne kemi fituar”.

Mamdani i cili do të bëhej kryebashkiaku i parë mysliman i qytetit nëse fiton në nëntor, ishte një kritik i zëshëm i luftës së Izraelit në Gaza dhe nuk u tërhoq pavarësisht se u kritikua si antisemit, një akuzë që ai e mohoi vazhdimisht. Rezultati nuk do të jetë përfundimtar deri javën tjetër, për shkak të sistemit të zgjedhjes me renditje të Nju Jorkut që u lejon qytetarëve të zgjedhin deri në pesë kandidatë sipas radhës së preferencës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?