I quanin “arabë të ndryrë”, dy gra myslimane goditen me thikë
Dy gra myslimane janë qëlluar disa herë me thikë pranë kullës Eifel në Paris, në një sulm të dyshuar si të motivuar nga racizmi. Policia tha se kishte arrestuar dy gra të bardha që raportohet se kishin thërritur “Arabe të ndyra!” para se të nisnin sulmin ndaj grave me veshje karakteristike muslimane.
Prokurorët thanë se të dyshuarat janë ndaluar për tentativë vrasjeje, në zhvillimin që vjen pas rritjes së tensioneve për vrasjen me prerje koke të një mësuesi në periferi të Parisit, i cili kishte treguar në një klasë të shkollës fillore karikatura të profetit musliman Muhamed.
Një nga gratë e sulmuara mbante mbulesë të fytyrës por mediat vendase thanë se nuk ishte e sigurtë nëse kjo ishte për arsye të pandemisë apo për arsye kulturore e fetare.