FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

I riu “sfidon” virusin, lëpin tubin në tren

Koronavirusi është sëmundja që ka alarmuar të gjithë globin. Ekspertët janë shprehur se transmetimi i këtij virusi bëhet më së shumti me anë të kontaktit, sesa përmes ajrit dhe për këtë arsye, qeveritë kanë urdhëruar që qytetarët të mbajnë një dinstancim social nga njëri-tjetri, për të minimizuar në këtë mënyrë përhapjen e virusit.

Disa të rinj janë duke “sfiduar” koronavirusin në rrjete sociale dhe si pjesë e sfidës lëpijnë objekte të ndryshme. Një i ri, në New York të Amerikës, i identifikuar si Zeeshan Ali, si pjesë të një shakaje për në rrjete sociale, ka lëpirë tubin mbajtës të një treni. Teksa Ali kryen këtë veprim, një person tjetër që i qëndronte pranë shihet duke u larguar i shqetësuar prej të riut. Veprimi i Alit, por jo vetëm, ka shkaktuar një valë të gjatë kritikash nga përdoruesit e rrjeteve sociale, të cilët e “dënojnë ashpër” këtë veprim të të riut.

Kujtojmë që së fundmi SHBA, është kthyer në vatrën më të re të koronavirusit në botë dhe sipas raportimeve të fundit, po njeh një shtim të madh të numrit të të infektuarve dhe viktimave.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?