I rrëmbyer prej 12 vitesh, punon si mësues anglishtje për Kim Jong Un-it
Zhdukja e një studenti nga Shtetet e Bashkuara të amerikës, në vitet 2004, gjatë një fluturimi në Kinë, ka dhënë shenja të reja shprese për gjetjen e tij. Informacionet e reja sic një agjenci japoneze lajmesh kanë hedhur prova se ai mund të jetë rrëmbyer nga qeveria koreanoveriore.
Arsyeja që kjo media raporton të tillë denoncim apo që ngreh një akuzë lidhet me faktin se David Sneddon, i cili u shpall i vdekur në provincën Yunnan në Kinën Perëndimore kur ishte 24 vjeç, është rrëmbyer.
policia në atë kohë dha versionin se studenti i Brigham University vdiq ndërsa bënte ecje në mal më 14 gusht 2004. Megjithëse lajmit, trupi i tij anjëherë nuk u gjet.
Agjencia japoneze e lajmeve “Yahoo News” pohon se Sneddon është parë në Korenë e Veriut, ku besohet se dhe jeton aktualisht.Puna e tij është si mësues anglishteje dhe ka një grua dhe dy fëmijë.
Ditën e mërkurë Departamenti Amerikan i Shtetit deklaroi se do të fillojnë të kërkojnë për Sneddon në Korenë e Veriut. Choi Sunyong, që drejton Unionin Familjar, tha se një burim kishte zbuluar se në fakt djaloshi ishte rrëmbyer nga zyrtarët koreanoverirorë, dhe punonte si mësues anglishteje për diktatorin Kim Jong Un, i cili ishte trashëgimtar të diktaturës së vendit në atë kohë.
Ndërkohë prindërit e Sneddon, Roy dhe Kathleen, kurrë nuk e besuan version zyrtar të ngjarjes se djali i tyre kishte rënë nga mali në lumë. Duke ditur reputacionin e Koresë së Veriut për rrëmbimin e të huajve, ata besojnë se regjimi i Kim Jong Un ka gisht në zhdukjen e tij.
KOHA JONË SONDAZH

