I shpëtoi burgimit të përjetshëm, studenti kthehet në Britani

Studenti britanik, që i shpëtoi burgimin të përjetshëm në Emiratet e Bashkuara, është kthyer në shtëpi.

Matthew Hedges u ul në aeroportin e Heathrow mëngjesin e së martës (27 nëntor).

31-vjeçari, i cili akuzohej për spiunazh, falenderoi bashkëshorten e tij “të guximshme dhe të fortë” Daniela Tejada që e ndihmoi për sigurimin e lirimit të tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Nuk do të mund ta arrija këtë gjë pa Danielën. Shikoja fytyrën e saj kudo. Ajo është kaq e guximshme dhe e fortë. Të shikoja atë dhe familjen time pas kësaj vuajtje është gjëja më e mirë që mund të ketë ndodhur,”-tha Hedges.

Swiss Digital Mobile Reklama

Matthew, që u arrestua në aeroportin e Dubait në maj, tha se ishte i pafajshëm dhe se kishte bërë atje hulumtime për strategjinë e sigurisë së vendit si pjesë e studimeve të doktoratës në Universitetin Durham.

Megjithatë, një zëdhënës për qeverinë e Emirateve të Bashkuara Arabe tha se Hedges ishte 100% pjesë e një operacioni të shërbimit sekret.

Ai u dënua nga një gjykatë, por Emiratet e Bashkuara vendosën të pranonin kërkesën për mëshirë të studentit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?