I tha ”idiot” vëllait, djali vret me thikë në zemër babain

Për një fjalë goje, vrasje nuk ka vetëm në Shqipëri. Një krim i rëndë ka ndodhur në Zonguldak, një qytet në Turqi. Një 17-vjeçar ka qëlluar me thikë në zemër të atin, pas një sherri banal mes tyre.

Mësohet se i riu e ka quajtur “idiot” vëllanë e tij 15-vjeçar, i cili ka dashur t’i hapë derën kur ka ardhur në shtëpi dhe për këtë ka nisur të debatojë me të atin.

“Kujt i thua idiot ti?”, iu drejtua viktima të birit dhe këtu nisi një debat i madhe që u shndërrua në sherr. Në gjaknxehtësi e sipër, 17-vjeçari mori thikën në dorë dhe e goditi të atin, fillimisht në zemër dhe më pas në ijë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?