I vaksinuar me të dyja dozat, infektohet me Covid-19 kryeministri francez. Ja si është gjendja e tij
Kryeministri francez, Jean Castex ka rezultuar pozitiv me Covid-19, duke detyruar pesë ministra belgë të shkojnë gjithashtu në izolim, pas një takimi të mbajtur me politikanin francez të hënën.
Castex, i cili është plotësisht i vaksinuar, rezultoi pozitiv pozitiv pas një vizite zyrtare me ministrat në Bruksel.
Pas kthimit të tij nga Belgjika, Castex mësoi se vajza e tij 11-vjeçare kishte rezultuar pozitive për koronavirusin. Më pas edhe vetë kryeministri rezultoi pozitiv dhe po izolohet.
Homologu i tij belg, kryeministri Alexander de Croo, së bashku me katër ministra të tjerë, tani janë izoluar gjithashtu.
“Castex nuk po përjeton asnjë simptomë dhe po ndihet mire”, raportoi media franceze BFMTV.