I vë flakën vetes, pranë pallatit të William dhe Kate

Një burrë i ka vënë flakën vetes në orët e para të mëngjesit. Ngjarja ka ndodhur pranë shtëpisë së princit William dhe bashkëshortes së Kate, në Londër. Policia britanike ka thënë se më vonë personi nga vdekur nga plagët e marra.

“Ky incident nuk është duke u trajtuar si një akt terrorist”, tha policia në një deklaratë.

“Oficerët ndoqën dhe gjetën një njeri, që besohet të jetë rreth 40 vjeç, i cili ishte përfshirë nga flaka,” thuhet në deklaratë. Policia tha se disa orë më parë në një spital në Londër kishin alarmuar për zhdukjen e një pacienti mashkull rreth të dyzetat e tij, por nuk thonë se nëse ai ishte i njëjti njeri.

Swiss Digital Desktop Reklama

William dhe Kate dhe dy fëmijët e tyre Prince George dhe Princesha Charlotte nuk ishin në Kensington Palace në kohën e incidentit, tha një zëdhënës i pallatit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Burimi: US Magazine/R.Shtylla

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?