I vetmi vend i botës që koronavirusi i bëri një “nder”

Fabrikat u mbyllën dhe rrugët u pastruan dhe jo vetëm, teksa qeveria e Kinës i kërkoi popullit të qëndronte në shtëpi për të ndaluar përhapjen e koronavirusit. Sikur nderi i vetëm që koronavirusi i ka bërë botës është qielli i kaltër dhe pastrimi i ajrit.

Numri mesatar i ditëve me ajër cilësor është rritur me 21.5% në shkurt, krahasuar me të njëjtën periudhë, vitin e shkuar. Imazhe që vijnë nga satelitët e NASA-s tregojnë gjithashtu një reduktim drastik të dioksidit të karbonit dhe gazra të tjerë të çliruar nga fabrikat industriale, makinat etj. I gjithë ky ndryshim vjen si pasojë e masave që gjithë vendet e botës kanë marrë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Si një nga ndotësit më të mëdhenj të botës, Kina kontribuon me 30% dioksid karboni çdo vit, prandaj ndikimi i gjithë çfarë po ndodh ndihet kaq shumë. Ndotja e planetit është reduktuar ndjeshëm. Vetëkarantinimi shkaktoi ulje të ndjeshme të ndotjes në Kinë dhe jo vetëm, ekspertët i tremben një tjetër dukurie. Faktit që kur të rikthehet dhe të rimëkëmbë ekonominë e saj, Kina do ta ndosë ajrin në nivele edhe më të frikshme se ato të para pandemisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?