I zhdukur prej më shumë se dy vitesh, adoleshenti gjendet brenda dollapit të të akuzuarit për pornografi

Një adoleshent I cili ka ka qenë i zhdukur për 2 vite e gjysmë është gjetur i gjallë në dollapin e një të dyshuari për pornografi fëmijësh në lindje të Gjermanisë , tha policia .

15-vjeçari u gjet të premten përgjatë një kontrolli policor në Recklinghausen në landin gjerman të North Rhine-Westphalia .

Policia po kontrollonte shtëpinë e një burri 44-vjeçar i dyshuar për shpërndarjen e pornografisë së fëmijëve kur hasën në gjurmët e djalit.

“Oficerët zbuluan një djalë në një dollap.Një investigim tregoi më pas se ky ishte një djal 15-vjeçar që kishtë kohë që ishtë raportuar i zhdukur”, tha policia e Recklinghausen.

44-vjeçari dhe një burrë tjetër i cili gjendej në apartament më të u vunë menjëherë në pranga.Të shtunën gjykata lëshoi një urdhër arrest për “ofendim të rëndë seksual” kundër 44-vjeçarit , identiteti i të cilit nuk është zbuluar, ndërsa burri tjetër i gjetur me të u lirua nga akuzat.

Sipas burimeve policore , nuk kishte asnjë indikacion që vërtetonte se djali ishte mbajtur në apartament kundër dëshirës së tij . Djali është mbajtur në mbrojtje të policisë dhe për arsye legale nuk është zbuluar identiteti i tij. /CNN/

SHKARKO APP