Identifikohet atentatori i Nisës, një 31-­vjeçar franko­-tunizian

Policia franceze ka identifikuar shoferin e kamionit që kreu masakrën mbrëmë në Nisë.

Bëhet fjalë për një 31-­vjeçar franko­-tunizian, Mohamed Lahoualej Bouhlel, i lindur në Tuniz dhe rezident në Nisë.

Sipas autoriteteve, ishte i njohur për policinë për dhunë e përdorim armësh, por nuk ka pasur asnjë të dhënë për lidhje me terrorizmin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shoferi u vra nga të shtënat e policisë, por pasi përshkoi rreth dy kilometra nëpër turmë, duke vrarë të paktën 84 persona.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?