Ikën ministri i jashtëm britanik
Pas sekretarit për Brexit David Davis mbrëmjen e djeshme, sot ka dhënë dorëheqjen dhe Ministri i Jashtëm i Britanisë Boris Johnson.
Johnson ka dhënë dorëheqjen si ministër i Jashtëm i Britanisë, në mes të një krize në rritje politike mbi strategjinë e “Brexit” në Britani.
Këtë të hënë, Sekretari britanik për BREXIT-in David Davis, tha se ka dhënë dorëheqjen për shkak të planeve “të rrezikshme” të qeverisë britanike për largimin nga Bashkimi Evropian, në një goditje për kryeministren Theresa May, që mund të ndërlikojë bisedimet për BREXIT-in.
Sekretari Davis, që kishte bërë fushatë për referendumin e vitit 2016 mbi BREXIT-in, tha se marrëveshja e vështirë me kabinetin e saj paraqet “lëshime” përballë negociatorëve të Bashkimit Evropian, të cilët, shpreh drojën ai, thjeshtë do të kërkojnë më shumë
KOHA JONË SONDAZH

