FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ikën Steinmeier, ministri i ri i Gjermanisë do të jetë Gabriel

Ministri i ri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Sigmar Gabriel deklaroi se Europa, partneriteti transatlantik me Shtetet e Bashkuara dhe multikulturalizmi do të mbeten vlera thelbësore të politikës së jashtme gjermane.

Në një fjalim për diplomatët në Berlin, pasi mori detyrën nga Frank-Walter Steinmeier, Gabriel tha se lëvizjet populiste kanë shfrytëzuar frikën e njerëzve me premtime për prioritete të reja kombëtare.

Ai tha se do të ishte “gabim i madh” lëvizja e politikës në atë drejtim. Sipas Gabriel, Gjermania duhet të reagojë me vetëbesim ndaj ndryshimeve politike që po ndodhin në SHBA, nën presidentin amerikan, Donald Trump.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai tha se do të takojë të zgjedhurin e Trumpit për Sekretar të Shtetit, Rex Tillerson, sa më shpejt që të jetë e mundur. Emërimi i Tillersonit pritet të miratohet nga Senati javën e ardhshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?