Ilaçi i syve që dyshohet se po vret njerëz në Amerikë
3 të vdekur, 8 të tjerë kanë humbur shikimin dhe 4 kanë hequr beben e syrit me kirurgji.
Ky është bilanci i deritanishëm që mendohet se vjen nga përdorimi i EzriCare, pika sysh në formën e lotëve artificialë.
Mendohet se medikamenti që merret në farmaci pa recetë mjekësore është kontaminuar nga një lloj bakteri rezistent ndaj ilaçeve që lidhet me vdekje të shumta, humbje të shikimit dhe heqje kirurgjikale të bebes së syrit.
Medikamenti është tërhequr nga tregu, por dëmi është bërë.
CDC flet për një shpërthim të bakterit rezistent Pseudomonas aeruginosa.
Përhapja është në 16 shtete pasi ilaçi shpërndahej kudo.
Rastet janë raportuar në shtetet e mëposhtme:
Florida
Pennsylvania
South Dakota
Texas
Utah
Washington
Wisconsin
Illinois
North Carolina
New Jersey
New Mexico
New York
Nevada
California
Colorado
Connecticut