Ilsole24ore: 1.1 milion vende të lira pune në Itali! Por 355 mijë rrezikojnë të mbeten bosh. Arsyeja
Në tremujorin e parë të 2020, nga Milano në Palermo, kompanitë do të ofrojnë më shumë se 1.1 milion mundësi punësimi. Por nga këto vende, rreth 335 mijë rrezikojnë seriozisht që të mbeten bosh për mungesë kandidatësh.
Në artikullin e “Ilsole24ore” që sjell SCAN evidentohet problemi që njihet si papunësi strukturore, ku oferta e vendeve të punës nuk përputhet me ofertën e krahut të punës. Pra, ka një mospërputhje të kandidatëve me vendet e punës. 65 %e kandidatëve për të punuar janë të specializuar në shkenca informatike, fizike dhe kimike dhe janë praktikisht të pagjetshëm teknikë, analistë të dhënash, punëtorë të specializuar, inxhinierë me përgatitje digjitale, ekspertë marketing, modelistë veshjesh apo punonjës të sektorit shëndetësor.
Burimi origjinal: https://24plus.ilsole24ore.com/art/lavoro-arrivo-1-milione-assunzioni-ma-350mila-profili-sono-introvabili-ACKH8mFB?s=hpl
*Material i përgatitur nga portali SCAN