FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Inaugurimi i Trump, bien aksionet evropiane

Aksionet evropiane ranë në tregtinë e hershme të premten, duke shënuar humbjen e tyre më të madhe javore që pas fitores së zgjedhjeve amerikane nga republikani Donald Trump me tetë nëntor. Indeksi STOXX 600 shënoi një rënie me 0.2 për qind sot, duke shënuar një rënie me 1 për qind në nivel javor.

Indeksi pan-Evropian ka shënuar rritje me 10 për qind gjatë dy muajve të fundit, por shqetësimet mbi Trump kanë çuar në ulje të fitimeve në fillim të këtij muaji. Indeksi gjerman e ra me 0.2 për qind.

“Tregjet në Azi dhe Evropë janë të trazuar”, thotë Robert Halver, kreu i analizës së tregjeve të kapitalit në Baader Bank, duke nënvizuar se në Frankfurt ndihet një pasiguri e madhe.

Swiss Digital Desktop Reklama

Halver shtoi se “Efekti Trump” do të përkthehet në ulje taksash dhe investime në infrastrukturë, ç’ka mund të sjellë përfitime edhe për bizneset gjermane.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ne jemi furnizuesit më të mëdhenj të ekonomisë botërore, por nuk e dimë, por ende nuk e dimë se sa do të ndikohen mundësitë tona në të ardhmen. Na duhet të presim të paktën 100 ditët e para për ta kuptuar”, tha Halver.

“Qeveria gjermane po ashtu si kompanitë eksportuese në Gjermani do të kërkojnë të afrohen me Trump duke thënë se Gjermania po ndihmon në krijimin e vendeve të punës në SHBA. Në këtë mënyrë nuk do na prekë vala e limiteve që presidenti amerikan kërkon të vendosë mbi eksportet”, shtoi ai

Bondi me maturim 10 vjeçar në Gjermani, ekonomia më e fuqishme në Evropë, ra nga një pikë në 29 për qind.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?