Incident diplomatik mes Greqisë e SHBA-së për shkak të Maqedonisë

Pala greke thotë se amerikanët kanë injoruar përpjekjet dhe thirrjet e diplomacisë greke për të mos legjitimuar qëndrime që bien ndesh pozicionin  e Greqisë, por t’u referoheshin vendeve pjesëmarrëse në samit me emrat zyrtarë, të  përcaktuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara.

Sipas mediave greke pas vendimit nga ana e amerikanëve për të promovuar agjendën e maqedonasve, ministri grek i Punëve të Jashtme Evangelos Venizelos ka vendosur të mos marrë pjesë në takimin e vendeve që përbëjnë aleancën ndërkombëtare kundër shtetit islamik, ndonëse  kishte udhëtuar për në Bruksel vetëm për të marrë pjesë në seancë.

Në një deklarate zyrtare të Ministrisë së Jashtme thuhet se "arsyet e mospjesëmarrjes së ministrit Venizelos në këtë takim kanë ardhur nga fakti se, pavarësisht nga kontaktet e shpeshta para këtij takimi, Shtetet e Bashkuara nuk kanë respektuar rregullat dhe praktikat e OKB-së, për raportimin e vendeve pjesëmarrëse".

Në mënyrë më specifike, ndërsa Ish-republika Jugosllave e Maqedonisë merrte pjesë në takim me emrin e përkohshëm, në deklaratën e përbashkët të vendeve që përbëjnë koalicionin kundër shtetit islamik përfaqësuesit e saj nënshkruan me emrin kushtetutes të Maqedonisë.

Respublica.al

SHKARKO APP