Incident në spektaklin e fishekzjarreve, 6 fëmijë plagosen rëndë

Një event fishekzjarresh në Surrey ka përfunduar në një ngjarje të rëndë, teksa 12 mijë njerëz janë evakuar.

Fotot nga “Woking Fireworks” tregojnë pjesëtarët e shërbimeve të emergjencës që trajtojnë një pacient.

Shërbimi i ambulancës në bregun juglindor ka thënë se mjekët kanë trajtuar gjashtë fëmijë në vendngjarje për lëndime potencialisht serioze dhe se pacientët po transferoheshin nga ambulanca ajrore në qendrat kryesore të traumave në Londër.

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia Surrey ka njoftuar: “Ne kemi evakuuar Woking Park këtë mbrëmje, ku njerëzit u mblodhën për festimet e fishekzjarreve, pas rënies së Helter Skelter në panair. Ne jemi duke punuar me ambulancën dhe kolegët e shërbimit të urgjencës”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?