Indipendent: Kosova dhe Shqipëria, ndër kontribuesit kryesorë të ISIS
Sipas një statistike për vitin 2015 të nxjerrë nga Indipendent për vendet në botë nga kanë shkuar më së shumti të luftojnë përkrah grupit terrorist ISIS, Kosova radhitet e pesta në listë.
Indipendent ka nxjerrë statistikë për pjesëtarët e huaj që luftojnë krahë ISIS-it, duke radhitur kështu Kosovën në vendin e pestë për vitin 2015 me 83 luftëtarë.
Në vendin e parë është radhitet Jordania me 315 persona që shkuan të luftonin krahë ISIS-it në Siri dhe Irak.
Në vendin e dytë vjen Tunizia, Arabia Saudite, ndërsa e treta është Bosnja dhe Hercegovina me 92 luftëtarë që u larguan nga vendi për të luftuar me ISIS-in.
As Shqipëria nuk mungon nga kjo listë, duke u radhitur kështu e 7-ta në renditje.
Vendet me më së paku persona që shkuan të luftonin krahë grupit terrorist janë Kuvajti dhe Franca me 18 persona gjatë vitit 2015.
KOHA JONË SONDAZH

